ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ku i gjen paratë Mbreti? 3 hours ago
Asnjë centimetër këtu nuk u kursye’: Uragani Melissa shkatërron qytetin e Xhamajkës (video) 3 hours ago
Pse Sarah Ferguson, Beatrice dhe Eugenie nuk mund t’i shpëtojnë njollës së skandalit familjar 3 hours ago
Mandarina me helm në treg  3 hours ago
Si të largoheni nga “doomscrolling” dhe të përmirësoni mirëqenien mendore  3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Nora Gjakova e artë në Gjeorgji

albnews by albnews
29 March, 2019
in Kosova
0
Nora Gjakova e artë në Gjeorgji
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kampionia e Evropës, Nora Gjakova, ka triumfuar në Grand Prixin e Gjeorgjisë, në kategorinë e peshave deri në 57 kilogramë, duke ia fituar Kosovës medaljen e artë të kësaj gare.

Në finale, xhudistja kosovare u tregua shumë e fortë për brazilianen Rafaela Silva, të cilën e mposhti me ippon, raporton Gazeta Express.

Po kaq mbresëlënëse sa në finale, Gjakova ishte treguar edhe në tri përballjet e tjera që i zhvilloi në Gjeorgji, në rrugëtimin drejt medaljes së artë.

RelatedPosts

Takimi me liderët politikë, Osmani: Kurti ka kërkuar edhe një takim, presim deri në 5 nëntor

Përfundon takimi i presidentes Osmani me partitë, lihet e hapur mundësia e zgjedhjeve të reja

Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës, biznesmeni: Aeroporti i Vlorës do bëhet, do jetë më i bukuri

26-vjeçarja e filloi rrugëtimin në rrethin e dytë të ndeshjeve, pasi që rrethin e parë e kaloi pa luftë. Në këtë fazë, Gjakova e mposhti me ippon xhudisten turke, Syema Ozerler.

As kundërshtarët tjera, vendasja Eteri Liperteliani në çerekfinale dhe holandezja Sanne Verhagen në gjysmëfinale, nuk arritën ta ndalin sportisten më të mirë të Kosovës për vitin 2018, të zgjedhur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Kjo është medalja e tretë e artë për Nora Gjakovën, e cila vitin e kaluar kishte triumfuar edhe në Kampionatin Evropian në Tel Aviv dhe në Lojërat Mesdhetare në Tarragona. Në kabinetin e saj i ka edhe tri medalje të bronzta: Në Varshavë (2017), Kazan (2016) dhe në Baku (2015)

Në këtë garë, Kosovën të dielën do ta përfaqësojë kampionia e Evropës për U-23, Loriana Kuka, e cila do të tentojë ta përsërisë suksesin e bashkëkombëses së saj, në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Xhudistët e tjerë si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Akil Gjakova, do të pushojnë. Të pesë xhudistët kosovarë momentalisht kanë normat Olimpike Tokio 2020. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ku i gjen paratë Mbreti?

Ku i gjen paratë Mbreti?

31 October, 2025
Asnjë centimetër këtu nuk u kursye’: Uragani Melissa shkatërron qytetin e Xhamajkës (video)

Asnjë centimetër këtu nuk u kursye’: Uragani Melissa shkatërron qytetin e Xhamajkës (video)

31 October, 2025
Pse Sarah Ferguson, Beatrice dhe Eugenie nuk mund t’i shpëtojnë njollës së skandalit familjar

Pse Sarah Ferguson, Beatrice dhe Eugenie nuk mund t’i shpëtojnë njollës së skandalit familjar

31 October, 2025
Mandarina me helm në treg 

Mandarina me helm në treg 

31 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result