Bashkëpunëtori i Qendrës së Washingtonit për Analiza të Politikës së Evropës, Franklin Ben Hodges, konsideron se nuk duhet të zvarritet vazhdimi i dialogut midis Beogradit e Prishtinës, pavarësisht nga fërkimet politike në Kosovë dhe zgjedhjeve parlamentare në Serbi që do të bëhen në qershor.
Me rastin e thirrjes së përbashkët të Gjermanisë e të Francës që Beogradi e Prishtina sa më parë të vazhdojnë dialogun, Hodges i ka thënë “Zërit të Amerikës” në gjuhën serbe se ishte i dëshpëruar pse në deklaratën e përbashkët të ministrave të Gjermanisë e të Francës nuk ishin përmendur edhe përpjekjet e SHBA –së, dhe ka shtuar se shpreson për një bashkëpunim të të gjitha palëve, transmeton Koha.net.
“Do të doja të mendoj se ka pasur njëfarë koordinimi në mes të përpjekjeve të Gjermanisë, Francës dhe Bashkimit Evropian, si dhe të përpjekjeve që po bën SHBA-ja. Mendoj se përpjekjet e përbashkëta do të jepnin shanset më të mira për sukses, meqë përfaqësojnë kombinimin më të gjerë të mbështetjes politike dhe ekonomike”, është shprehur Hodges, ish kryekomandanti i Forcave Tokësore Amerikane në Evropë.
Ai pohon se edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, janë nën presion të madh ë vijës së fortë në terrin e brendshëm, e po ashtu edhe të Kremlinit për të cilin thotë se “me asgjë nuk kontribuon për arritjen e zgjidhjes së mundshme”.
Hodges konsideron se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të synojnë mënyra për mbrojtjen e të dy palëve.
do të thotë: të hezitojnë nga imponimi i vijave të kuqe, mbajtja e leksioneve dhe të ofrojnë shpresë. Është e nevojshme që integrimi drejt Perëndimit të duket real dhe i arritshëm. , në mënyrë që dy presidentët të mund t’iu tregojnë qytetarëve të vet se ky proces ka vlerë. SHBA dhe BE duhet të punojnë bashkarisht për këtë gjë”, thekson Hodges.
Ai ka shtuar se “absolutisht është koha e duhur për përpjekje konstante dhe për m mbështetje të dialogut”.
“Të rinjtë e Serbisë e të Kosovës do të largohen nëse nuk përmirësohen gjasët për ardhmërinë e tyre. Ndërsa largimi i të rinjve dhe njerëzve të talentuar të ardhmen e rajonit e lënë në duart e atyre, të cilët zgjedhin të jetojnë në të kaluarën”, është shprehur Hodges.
Ai ka shtuar se SHBA është njëri nga vendet “që Kosovës i japin mbështetjen më të fuqishme”, por edhe shteti që e ka të qartë se Serbia e vitit 2020 nuk është Serbia e 1999-shit.
“Ky është momenti, nëse të gjitha palët relevante do të bashkëpunojnë”, ka thënë Hodges.
Hodges nuk është përgjigjur në pyetjen si do të duket dhe çfarë duhet të përmbajë marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve.
Ai ka deklaruar se krahas mbështetjes nga SHBA dhe BE për qëndrueshmëri, shpresë dhe konsistencë, palëve në proces duhet siguruar opsionin strategjik.
“Kosova tashmë e ka mbështetjen e shumicës së vendeve, përfshirë Shtetet e bashkuara të Amerikës. Serbia, nga ana tjetër, shihet si shtet i kundërt nga ai i vitit 1999 dhe vend i kohës së tashme. Presidentit Vuçiq i duhen opsione strategjike për Serbinë. Ndryshe nga ajo që të bëhet Venezuela e Europës Juglindore “, është shprehur Hodges, transmeton Koha.net.
Hodges, ish kryekomandanti i Forcave Tokësore Amerikane në Europë, konsideron se Serbia mund të ketë “ndikim përkatës dhe stabilizues në rajon”, duke arritur marrëveshje paqësore me Kosovën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.