Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 560 teste të realizuara, 38 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, 24 raste të reja janë regjistruar vetëm në Shkup, 4 raste janë regjistruar në Kumanovë, 4 në Shtip, 3 në Tetovë, 1 në Manastir dhe 2 në Negotinë.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, Shkupi, Kumanova dhe Manastiri kanë nga një pacient të shëruar, Velsei 9 pacientë, Prilepi 4.
Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit tre pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Dy viktima janë nga Tetova, një nga Shkupi.
Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një pacient 74 vjeçar i cili ishte shtruar në spital me 21 maj. Në spitalin e qytetit “8 shtatori” ka ndërruar jetë një pacient i moshës 57 vjeçe, i cili ishte pranuar në spital me 23 maj. Në një spital privat në Shkup është marrë mostër post mortum tek një pacient 53 vjeç, rezultati i të cilit është pozitiv.
Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar 27,023 testime, prej të cilëve 2.077 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar 1.486 pacientë, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 122 pacientë. Për momentin në vendin tonë janë 469 raste aktive me koronavirusin e ri.