India ballafaqohet me miliarda karkaleca po ua hanë ushqimin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të infektuarve me coronavirus në Indi është duke u rritur dita ditës, kryeqyteti i këtij vendi është duke u ballafaquar me një valë e të nxehtit që nuk mbahet në mend, kurse 100 milionë njerëz kanë mbetur pa punë, e të njëjtën kohë vendi po lufton me një problem tjetër – “pushtimin” nga miliarda karkaleca.

Shkencëtarët thonë se është “pushtimi” më i tmerrshëm në 25 vitet e fundit, dhe se bëhet fjalë për një lloj unik të karkalecave që lëvizin me shpejtësi të madhe

K.L. Gurdjar, zëvendësdrejtor i organizatës indiane për paralajmërimin e karkalecave, siç raporton Indepdendent, ka thënë se karkalecat kanë arritur nga lindja gjegjësisht nga Irani dhe Pakistani, duke u përhapur më pas nëpër shtet në pjesën perëndimore dhe qendrore të Indisë.

Duke marrë parasysh pandeminë e coronavirusit dhe shumicës së vendeve të botës që janë mbyllur për ta luftuar virusin, karkalecat e uritur po qëndrojnë në tufa dhe po shkaktojnë probleme të mëdha.

Në anën tjetër shkencëtarët e Indisë, pretendojnë se brenda një dite ata mund të përshkojnë mbi 200 kilometra dhe të hanë ushqim për 35 mijë njerëz, e kësaj i ka paraprirë edhe vala e të nxehtit që ka goditur këtë vend.

Share This Article