Federata Ndërkombëtare e Skijimit (FIS) caktoi datën e re për Botërorin e ardhshëm të kërcimeve me ski. Nga 11 e deri më 13 dhjetor në kërcimoren e mirënjohur në Planicë të Sllovenisë, do të ndahen medaljet e njërit ndër sporteve më atraktive dimërore.
Fillimisht Botërori duhej të zhvillohej prej 19 deri më 22 mars, mirëpo për shkak të pandemisë “Covid 19”, është shtyer për fillimin e sezonit tjetër dimëror.
Kalendari i garave të sezonit 2020/21 nuk do të ketë ndryshime të mëdha, nëse gjendja me virusin “Covid 19” lejon që garat të zhvillohen.
Norvegjezi Daniel Andre Tande në konkurencën individuale dhe Norvegjia në konkurencën ekipore, mbrojnë titujt nga Botërori i fundit, që u zhvillua në ski kërcimoren në Obersdorf