Për reformën zgjedhore në Shqipëri ka nisur numërimi mbrapsht. Sot është afati i fundit për të cilin palët janë angazhuar ta përmbyllin atë.
Këshilli Politik diskutoi pasditen e djeshme për 4 orë me radhë çështjet e mbetura pezull.
Opozita nuk mori konsensusin e mazhorancës për të futur identifikimin biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit.
Dakordësi nuk kanë gjetur as për administrimin zgjedhor.
Deri më tani PD-PS kanë rënë dakord për çështjen e rifinancimit të partive, kuotave gjinore, dhe periudhës se kur do të zhvillohen zgjedhjet.
Mbledha e rradhës e Këshillit Politik do të mbahet ditën e sotme në orën 17:00.