Shkon në 34 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read

Ka shkuar në 34 numri i viktimave nga Covid-19.

Ndërron jetë 88- vjeçari në spitalin infektiv.

Një pacient 88 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv.

Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore.

I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimptomatik për sëmundjen. 

88- vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi i katërt, diabet, hipertension, anemi.

Share This Article