Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka ndryshuar këshillat e saj për maskat e fytyrës, duke thënë se ato duhet të vendosen sa herë dilni në publik për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Organi global tha që informacionet e reja treguan se ato mund të sigurojnë “një pengesë për shpërndarjen e infeksioneve”. Disa vende të botës tashmë rekomandojnë ose mandatojnë vendosjen e maskave të fytyrës në publik.
OBSH kishte argumentuar më parë se nuk kishte prova të mjaftueshme për të thënë që njerëzit e shëndetshëm duhet të mbanin maska. Dr Maria Van Kerkhove, ekspertia kryesore teknikee OBSH-së për Covid-19, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se rekomandimi ishte që njerëzit të mbanin një “maskë pëlhure – domethënë një maskë jo-mjekësore” në zonat ku ekziston rreziku i transmetimit të sëmundjes. Organizata gjithmonë kishte këshilluar që maskat mjekësore të vendosen nga njerëzit e sëmurë dhe nga ata që kujdesen për ta. Reuters