Studiues e virologë italiane zbuluan se asimptomatikët nga COVID-19 nuk intefktonin persona të tjerë. Së fundmi kjo është konfirmuar dhe nga udhëheqësja teknike e OBSH-së për koronavirusin, Maria Van Kerkhove.
“Është shumë shumë e rrallë që një person asimptomatik të transmetojë virusin tek të tjerët”- tha epidemiologia Maria Van Kerkhove.
Ajo përsëriti se koronavirusi përhapet përmes pikave të pështymës, të cilat mund të lëshohen kur dikush kollitet ose teshtin.
Dhe personat që janë në dukje të shëndetshëm, e që nuk përhapin spërkla nuk janë kërcënim gjatë pandemisë. Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi më herët se ndonëse situata pas shpërthimit të koronavirusit në Evropë është përmirësuar, “në nivel botëror është duke u përkeqësuar”.
Ai u tha gazetarëve që më shumë se 100 000 raste të infektuara janë raportuar në nëntë nga 10 ditët e fundit dhe se 75 përqind e rasteve të një dite më parë janë në Amerikë dhe Azinë Jugore.