Konfirmohen edhe 9 raste të tjera me koronavirus në Vlorë. Bëhet fjalë për raste kontakti nga të infektuarit e konfirmuar më herët.
Vlora është futur sërish në “hartën Covid”, pas shumë javësh. Që nga marsi, rasti i parë u konfirmua sërish më 11 qershor pasi një burrë që ka punuar si bojaxhi në Himarë rezultoi pozitiv për Covid-19.
Ai u paraqit në poliklinikën Qendrore në Vlorë dhe nga simptomat është referuar të kryejë tamponin i cili rezultoi pozitivë. Dyshohet se i prekuri kishte pasur kontakt me një person nga Tiranë gjatë kohës që ka punuar në Himarë dhe më pas e ka marrë virusin.
Më pas u konfirmuan edhe familjarë të bojaxhiut si dhe një vatër e re.
Kujtojmë këtu se të shtunën në vend u regjistruan edhe 48 raste të tjera me koronavirus.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 220
Shkodër 45
Krujë 40
Kamëz 26
Durrës 19
Pukë 9
Lushnje 6
Vlorë 6
Elbasan 4
Lezhë 3
Fier 3
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1