Bayern Munichu është një fitore larg që të sigurojë titullin e 30-të në histori të klubit.
Gjiganti bavarez prinë në Bundesligë me shtatë pikë përpara Dortmundit, dhe qysh në xhiron e ardhshme mund të shpallet kampion, me një fitore eventuale.
Sipas mediave gjermane, klubi bavarez nuk do ta festojë titullin e kampionit në qendër të qytetit me tifozë. Kjo për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Madje klubi është paralajmëruar se festa duhet të bëhet në mënyrë të qetë, në hapësira private, dhe jo me një grumbullim të madh siç jemi mësuar ta shohim viteve të kaluara.