Nga Berlini kreu i PD, Lulzim Basha thotë që edhe në PS ka shumë persona që nuk kanë përfituar nga bashkëpunimi me krimin. Në një intervistë për DW, ai kërkoi nga socialistët e ndershëm që të bashkohen tek vlerat evropiane.
Basha: Unë jam me shumë shpresë, ka njerëz që janë të trembur nga ky ndryshim, janë ata që fatin politik e kanë lidhur me krimin jo me qytetarët. Po unë e di që edhe në gjirin e PS pjesa më e madhe nuk janë ata që kanë përfituar nga bashkëpunimi me krimin. Ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme për zhvillimin e Shqipërisë, ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme për sektorë të rëndësishëm të jetës, por ne duhet të bashkohemi tek vlerat evropiane të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, një parlamenti të dalë nga vota e qytetarëve, një qeverie që i përgjigjet parlamentit dhe qytetarëve, një drejtësie të pavarur që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar
Është kjo një ofertë për Bushatin?
Basha: Ka shumë zëra publik dhe jo publik që konfirmojnë se problemi i kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, është po kaq problem kombëtar saç është një problem për PS. Unë uroj që PS të gjejë forcën, ti shërbejë këtij transformimi kombëtar për të ndërtuar së bashku vlerat evropiane në Shqipëri, duke filluar me zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke filluar me ndëshkimin e politikanëve të kapur duke vjedhur zgjedhjet e kaluara. Me jemi gati të bashkëpunojmë me ata që duan një të ardhme evropiane për Shqipërinë.
Çështja e zgjedhjeve lokale zgjidhet vetëm pasi të ndëshkohen ata që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale të kaluara. Pa u ndëshkuar, pa marrë fund ky model i bashkëpunimit të krimit të organizuar dhe qeverisjes nuk bëhet fjalë për normalitet apo zgjedhje të tjera. Emergjencë kombëtar është rikthimi i besimit të shqiptarëve tek procesi zgjedhor. Përveç largimit të qeverisë aktuale dhe një qeverie tranzitore të çohen para drejtësisë dosja 339 dhe kokat politike të përfshirë në këtë dosje.