Zhegrova do të mungojë disa javë, pas një dëmtimi që ka pësuar së fundmi në stërvitje me Baselin.
Futbollistët kanë pritur më shumë se dy muaj për t’u kthyer në fushë, pasi pandemia e koronavirusit e bëri të veten.
Megjithatë, disa do të kthehen ta shijojnë futbollin, disa jo, mungesa e gjatë ka bërë që shumë futbollistë nëpër Evropë të jenë viktima të lëndimeve.
Rasti i fundit është me Edon Zhagrovën.
Magjistari i Kombëtares së Kosovës zyrtarisht do të jetë jashtë për disa javë sipas mediave zvicerane.
Klubi, përmes një njoftimi në rrjetin social ‘Twitter’, ka njoftuar se 20-vjeçari ka dëmtuar ligamentet në kyçin e këmbës së majtë, por s’ka treguar se sa do të mungojë, vetëm se “do t’i humbasë ndeshjet e radhës”.FC Basel 1893 ✔@FC_Basel_en
Edon Zhegrova suffered an inner ligament injury in his left ankle last week and will be unavailable for the coming games. We wish him a swift recovery. #FCBasel1893 #zämmestark