Trump përsërit se në Gjermani do të mbesin 25 mijë ushtarë amerikanë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i SHBA-së Donald Trump konfirmoi se do të reduktonte numrin e ushtarëve amerikanë të dislokuar në Gjermani duke dhënë përshtypjen se po përdor sigurinë evropianë si një instrument në negociatat tregtare me Berlinin.

Trump theksoi për shtypin se 52.000 ushtarë amerikanë ishin të dislokuar aktualisht në Gjermani, vendndodhja kryesore e forcave amerikane të NATO-s.

“Kjo është një kosto e madhe për SHBA-në. Ne do ta zvogëlojmë numrin dhe do ta çojmë në 25.000”, shtoi ai.

Numri i ushtarëve të dislokuar në mënyrë permanente në Gjermani ka qenë 34 674 në mars të 2020, sipas shifrave zyrtare nga Pentagoni.

Por, kjo shifër u rrit në 52 000 gjatë manovrave të planifikuara ushtarake./atsh

Share This Article