Mbledhja e sotme e Këshillit Politik ka përfunduar me një marrëveshje mes përfaqësuesve. Pas më shumë se katër orëve mbledhje duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për disa pika që janë debatuar shumë kohët e fundit, pro sipas tyre tashmë u arrit një kod zgjedhor që i përfshin të gjitha kërkesat.
“Në mbledhje u miratua vota e emigrantëve shqiptarë. Vota e diasporës është marrë si një çështje serioze. Opozita jashtë-parlamentare nuk pranoi ndryshim sistemi. Do përpiqemi të kemi një reformë zgjedhore të suksesshme. Në tryezë u shpreh vullneti i qartë politik që diaspora të votojë. Një peshë i bie dhe emigrantëve që duhet të regjistrohen për të votuar. Kjo është një kërkesë shumë e vonuar sepse duhet të ishte bërë me kohë”, tha Hajdari.
Damian Gjiknuri tha se Puna e Këshillit Politik ka përfunduar në lidhje me Kodin Zgjedhor dhe se në të janë reflektuar të gjitha kërkesat dhe frikërat që opozita kishte për votën. Gjiknuri tha se ky ligj siguron që të jetë i gjithëpranuar, ndërsa shtoi se mund ta quajmë edhe ligj të shkruar nga vetë PD.
“U plotësuan kërkesat që ka patur opozita. Një pjesë e ligjit të ri zgjedhor do të çohet në Kuvend. Deri të hënën duhet t’i çojmë Kuvendit draftin përfundimtar për të vijuar më tej. Depolitizimi i administratës zgjedhore do implementohet në zgjedhjet e tjera. Për Kodin Zgjedhor puna e Këshillit Politik është e mbyllur. Vota e emigrantëve tashmë është një e drejtë e garantuar. Emigrantët duhet të regjistrohen në regjistër si votues. PD realizoi në këtë ligj pjesën më të madhe të kërkesave që ato kishin”. tha Gjinkuri.
Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili tha se u pranua propozimi i tretë i opozitës së bashkuar për KQZ dhe u arrit të krijohej një kod që siguron votën e shqiptarëve dhe se nuk do të ketë tjetërsim të saj.
“Diskutuam lidhur me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kodi Zgjedhor do ketë garanci që vota e shqiptarëve të mos tjetërsohet”, tha Bylykbashi.
“Opozita i qëndroi deri në fund marrëveshjes;provë e sikletshme për mazhorancën. Mazhoranca u përpoq t’i largohej kërkesave dhe marrëveshjes me ne. Në këtë fazë të dytë përgjegjësia e monitorimi do jenë objektiv themelor”, tha Vasili.