Kryeministri shqipetar, Edi Rama tha sot në Kuvend se aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit janë një fletërrufe e revolucionit kinez.
“Të gjithë mbetën të befasuar nga aktakuza. Drejtësia është drejtësi dhe nuk është drejtësia në vetvete dhe as kërkimi i saj nga një strukturë e miratuar me vullnetin e vetë Kosovës që ngre pikëpyetje të mëdha, por është lexim i tekstit të shpërndarë në mbarë botën për të lajmëruar një process gjyqësor ndaj dy figurave historike të paqes në Kosovë. I ngjan një fletërrufeje të revolucionit kinez”, tha Rama.