SHBA, regjistrohet numri më i lartë i rasteve ditore me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA regjistroi numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus, me rreth 40 000 raste të raportuara, sipas ”Uashington Post”.

Numrat ndryshojnë sipas praktikave të raportimit. Universiteti John Hopkins regjistroi një rekord prej 36400 rastesh më 24 prill dhe raportoi se të enjten regjistroi 34339 raste të reja.

”Uashington Post” njoftoi se shtete si Teksasi, Arizona, Florida dhe Nju Mexico ishin duke ndaluar planet për lehtësimin e kufizimeve me rritjen e rasteve.

Vetëm Teksasi raportoi një rekord prej 5 996 rastesh të reja.

Rreth 2,4 milionë njerëz në SHBA kanë rezultuar pozitive gjatë pandemisë dhe 124000 viktima si pasojë e virusit.

Share This Article