Adiola Lakra, 26-vjeçarja që u arrestua si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës ka pranuar rolin e saj në krimin e rëndë.
Në dëshminë e parë para hetuesve, ajo ka thënë se ‘frekuentohej’ me Billën prej një viti.
“E nxora në pritë për para”, mësohet se ka thënë Lakra në polici, e cila u arrestua mbrëmë në qytetin e saj të lindjes, Berat.
“Me Sebastiano Malin ka miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Kam rreth 1 vit që shoqërohesha me Billën”, mësohet të jetë shprehur ajo, raporton News24.
Sipas hetimeve, ajo kishte njohje me familjen e Viktor Markut, i cilësuar nga Policia si autori kryesor i vrasjes së Billës.
Policia dyshon se e reja ka bashkëpunuar me Sebastjan Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin që tronditi Tiranën pak javë më parë.