Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vendosur që afati kalimtar për futbollistë të Superligës së Kosovës të nisë më 1 gusht e të përfundojë më 8 shtator.
Në një njoftim të Federatës së Futbollit të Kosovës thuhet se për ligat e tjera ky afat fillon më 1 gusht dhe përfundon më 12 shtator.
Në edicionin e ri të garave, Superliga do të ketë 12 skuadra dhe do të zhvillohet sistemi i trefishtë apo 27 xhiro.
“Ndërkaq, për Ligën e Parë KE diskutoi që Liga të Parë të ndahet në dy grupe me nga 10 skuadra po ashtu garat do të zhvilloheshin me sistem të trefishtë, duke marrë për bazë që një Ligë me 20 klube do të ishte ngarkesë e madhe për shkak të numrit të madh të xhirove dhe afati për përfundimin e garave duhet të jetë konform me kalendarin e UEFA-s. Ndërsa, të gjitha ligat tjera mbesin ashtu siç kanë qenë”, thuhet tutje në njoftimin e FFK-së.