Haradinaj fton qytetarët të dalin në zgjedhje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka ftuar qytetarët e katër komunave veriore që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë kandidatët e tyre.

Tutje, kryeministri ka bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Bëj thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, bazuar në Kushtetutën dhe ligjet tona dhe standardet më të larta demokratike ndërkombëtare”, ka shkruar Hardinaj.

Postimi i plotë:

Pas vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, për shpalljen e zgjedhjeve në Komunat e Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, dhe Mitrovicë e Veriut, ftoj subjektet politike të cilat garojnë në zgjedhjet e 19 Majit 2019, ta shfrytësojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, duke marrë pjesë në këto zgjedhje.

Gjithashtu ftoj qytetarët e këtyre Komunave për të dalë në këto zgjedhje dhe të votojnë kandidatët më të mirë, që do të punojnë në të mirën e qytetarëve të këtyre komunave.

Bëj thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, bazuar në Kushtetutën dhe ligjet tona dhe standardet më të larta demokratike ndërkombëtare. 

Share This Article