Fenerbahçe ka shënuar fitore dramatike prej 3 me 2 në shtëpi ndaj Yeni Malatyasporit.
Sulmuesi i Kosovës, Muriqi ishte protagonist në këtë sfidë me një gol e një asistim.
Ishte pikërisht sulmuesi kosovar ai që i dha epërsinë Fenerit në minutën e 70 duke shënuar me kokë.
Por, mysafirët përkundër që ishin me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 65 arritën të përmbysin rezultatin në dhjetë minutat e fundit të kohës së rregullt.
Në minutën e 81 shifrat i barazoi Ndayishimiye, kurse Donald shënoi në minutën e 89 për t’i dhënë epërsinë Yeni Malatyasporit.
Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të bëjnë një përmbysje të jashtëzakonshme me dy golat nga Tufan.
Tufan së pari shënoi në minutën e 90+1 pas asistimit nga Muriqi, kurse pas pesë minutave shënoi golin e fitores nga asistimi i Kadioglut.