21 vjet nga zhdukja e mjekut të UÇK-së, Hafir Shala

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot janë bërë 21 vjet qëkur mjeku i ushtarëve të UÇK-së, Hafir Shala, është zhdukur.

Që nga ajo kohë kur ai u shërbente nevojave të popullit dhe ushtarëve, familja ende nuk e ka asnjë informacion lidhur me fatin e tij.

Në këtë ditë, djali i tij, Gentriti, e ka kujtuar me mall dhe dhimbje, babanë qe 21 vjet të zhdukur.

“Sot, 21 vite pa ty. U rrëmbye dhe u zhduk trupi yt por asnjëherë madhështia jote!

Babë, faleminderit që nuk u mendove dy herë për popullin dhe atdheun tënd!

Njëherë të dua si babë ,qindra herë si atdhetar. Me shpresë se do të zbardhet fati yt, krenaria e mposht çdo sfidë”, ka shkruar Gentriti.

Doktor Shala ishte zhdukur me 10 prill të vitit 1998 dhe që nga ajo kohë nuk dihet ende asgjë për të.

Share This Article