Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë hotelin “Centara Grand Hotel” në kullën Bangkok CentralWorld, në Tajlandë.
Mediat e huaja raportojnë se si pasojë e flakëve, ndonëse grupet e shpëtimit janë angazhuar, kanë humbur jetën tre persona, të cilët në tentativë për të shpëtuar janë hedhur nga një lartësi e konsiderueshme.
Gjithashtu edhe 7 persona kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se në momentin e shpërthimit të flakëve kulla ishte shumë e populluar dhe gjatë aksionit të policisë për të ndërhyrë një officer është asfiksuar dhe është dërguar në spital ku ka marrë dhe trajtimin e nevojshëm.
Një shef i policisë lokale tha se zjarri shpërtheu në një depo dokumentesh në katin e tetë të hotelit.
Centara Grand Hotel është hoteli kryesor i CentralWorld, kompleksi më i madh 11 i blerjeve në botë.