Barcelona ka mposhtur thellë Villarrealin si mysafire 4:1 për të mbajtur gjallë shpresat për titull kampioni në La Ligë.
Luis Suarez, Antoine Griezmann, Ansu Fati dhe një autogol i Torresit i ndihmuan Barçës për fitoren e thellë në xhiron e 34-të. Te vendasit shënoi Moreno.
Me vetëm katër ndeshje deri në fund të sezonit, Barça është e dyta në tabelë me 73 pikë, katër më pak se Reali që i prin tabelës.