Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë në Dibër se deri më tani të gjitha ëndrrat i janë realizuar.
Ai shtoi se pas mbylljes s kapitullit për anëtarësim në NATO, Po hapin kapitullin e ri për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i cili nuk është i lehtë. Ahmeti tha se vetingu për funksionarët e vendit është i domosdoshëm.
“Vendosja e standardeve evropiane, standarde që ne na përshpejtojnë rrugën drejt anëtarësimit, siç janë sundimi i ligjit, vetingu në të gjitha fushat, që nga politikë-bërësit dhe politik zbatuesit, ligjvënësit dhe ligjzbatuesit, funksionar dhe kryetar komunash”, tha Ali Ahmeti, BDI./Alsat/