Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se kryeministri Rama është i tmerruar nga humbja në zgjedhje, ndaj prishi prishi marrëveshjen e 5 Qershorit.
“Tmerri dhe ankthi i Edi Ramës për humbjen e pushtetit me zgjedhje të lira e të ndershme sot arriti një majë papërgjegjshmërie që nuk e ka patur as Ramiz Alia në ditët e tij të fundit. Sot, Edi Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit, ku u angazhuan edhe partnerët ndërkombëtarë. Në këtë marrëveshje ishte miratimi me konsensus i Reformës Zgjedhore. Ne, si opozitë, bëmë gjithçka për arritjen e një marrëveshjeje. Nuk ishte marrëveshja që dëshironim, por minimumi i mundshëm.
Sipas Bashës, diskutimi nuk është për listat e hapura, por për koalicionet parazgjedhore.
“Ky është halli i vërtetë i Edi Ramës. Sot ranë edhe dorezat, edhe maskat. Rama ka tmerr zgjedhjet me koalicionin opozitar përballë”, theksoi Basha.