Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

albnews
By
1 Min Read

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit.

Në videon e siguruar nga Indeksionline, dëgjohet biseda mes Zaev dhe një personi anonim teksa flasin për çështjen e votave.

Në bisedë e sipër, Zaev dëgjohet duke thënë se “shqiptarët nuk vlejnë as për pesë pare”.

Më pas, personi tjetër i kthehet se rreziku tek shqiptarët qëndron se “ata kanë luftëtarë”. Ndërsa, përgjigja e Zaevit ishte se “luftëtarët gjenden gjithandej në botë”.

Kujtojmë se më 15 korrik, Maqedonia e Veriut do t’i nënshtrohet zgjedhjeve parlamentare.

Share This Article