SHBA-ja urdhëron Kinën që ta mbyllë konsullatën në Houston brenda 72 orësh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara e kanë urdhëruar Kinën që ta mbyllë konsullatën në Houston të Teksasit brenda 72 orësh. Pekini e ka cilësuar këtë si provokim politik.

Departamenti i Shtetit tha se vendimi është marrë me qëllim të mbrojtjes së pronës intelektuale amerikane, shkruan “BBC”.

Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, tha se vendimi është mizor dhe i pajustifikuar.

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kanë qenë të larta kohëve të fundit. Administrata e presidentit Trump është përplasur vazhdimisht me Pekinin për tregtinë dhe koronavirusin si dhe për ligjin e ri të sigurisë që Kina e ka miratuar për Hong Kongun.

Të martën, Departamenti i Drejtësisë i ShBA-së e akuzoi Kinën se ka sponsorizuar hakerë që i kanë vënë në shënjestër laboratoret që janë duke zhvilluar vaksina kundër koronavirusit dhe ka ngritur akuza kundër dy shtetasve kinezë.

Kina i ka bërë thirrje ShBA-së që t’i rishikojë këto vendime, duke e paralajmëruar se do të reagojë me kundërmasa të ashpra, nëse nuk ndryshon pozicioni i Shteteve të Bashkuara.

Share This Article