Ndryshimet kushtetuese, Kryemadhi takon Bashën

albnews
By
1 Min Read

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, po zhvillon një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha, në selinë e PD.

Ky takim vjen në kuadër të zhvillimeve të fundit politike, në vend, ku sot (22 korrik),  orën 17:00 do të mblidhet Këshilli Politik do të mblidhet për të diskutuar për ndryshimet kushtetuese.

Në mbledhje, do të marrin pjesë përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës parlamentare.

I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Ende nuk ka një përgjigje nëse opozita jashtëparlamentare do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Politik.

Share This Article