Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me artistët e famshëm J Balwin, Bad Bunny dhe Tainy.
One day” titullohet kënga e re, e cila vjen e gërshetuar në dy gjuhë: anglisht dhe spanjisht.Pjesë e videoklipit është dhe aktorja spanjolle Ursula Corbero, e cila luan rolin e ‘Tokyos’ në serialin “La Casa de Papel”.Gjithë klipi është i realizuar përmes performancës së Úrsula-s, performancë e cila u realizua brenda shtëpisë për shkak të karantinës.