Barcelona dhe Ajax në gjysmëfinale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Juventusi është treguar i pafuqishëm që të ndal Ajaxin, në ndeshjen e  sotme të zhvilluar në çerekfinale të Ligës së Kamionëve.

Ndeshja ishte kthyese dhe “bardhë e zitë” janë mposhtur në Juventus arena me rezultat 2-1 dhe rezultat të përgjithshëm 3-2.

Golin e parë të takimit e ka shënuar Cristiano Ronalo (28’), kurse golin e barazimit e ka shënuar (34’), ndërsa për epërsinë e mysafirëve shënoi De Ligt (67’), me të cilin rezultat përfundoi takimi.

Takimi i parë ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Në ndeshjen tjetër, Barcelona ka shënuar fitore të lehtë ndaj Manchester Unitedit, të cilën e mposhti me rezultat 3-0 (4-0).

Dy golat e para i ka shënuar gjeniu i futbollit Leonel Messi (16’ dhe 20’), ndërsa golin e tretë e shënoi Coutinho (61’). Takimin e parë të çerekfinales e ka fituar Barcelona me rezultat 0-1.

Share This Article