OBSH tha se trajektorja e rasteve te reja është shumë shqetësuese – më shumë se një e katërta e një milion rasteve të reja për tre ditë deri të premten.
Një shqetësim i madh është India, ku tani ka 1.3 milion raste të konfirmuara – 100,000 prej tyre vetëm në dy ditët e fundit – me ekspertë që kanë frikë se më e keqja ende nuk ka ardhur.
Një nga ata që ka rezultuar pozitiv ishte kryeministri i shtetit të Madhya Pradesh, Shivraj Singh Chouhan, i cili u bëri thirrje njerëzve të mos jenë të shkujdesur.
Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe Afrika e Jugut janë gjithashtu duke treguar rritje të larta të inferktimeve.
Zhvillime të tjera:
- Presidenti brazilian Jair Bolsonaro njoftoi të shtunën se ai ishte negativ për Covid-19 – më shumë se dy javë pas testimit pozitiv. Ai ia atribuoi shërimin e tij hidroksilorokinës, një ilaç akoma i paprovuar për efektivitetin e tij kundër koronavirusit.
- Vietnami është përsëri në gatishmëri pasi zbuloi rastin e parë të transmetuar në vend për rreth tre muaj, një 57-vjeçar në qytetin Danang.
- OBSH tha se më shumë se 10,000 punonjës shëndetësorë kanë kontraktuar koronavirusin në Afrikë që nga fillimi i pandemisë.
- Hong Kongu raportoi infeksionet e reja më të larta të ditës së shtunë – më shumë se 130, bashkë me zgjatjen e masave për distancimin social.
- Rastet e importuara kanë rritur numrin në Korenë e Jugut në nivele që nuk janë parë që nga marsi.
- Virusi është rritur gjithashtu në Japoni, e cila regjistroi numrin më të lartë të rasteve të reja këtë javë./BBC