Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong deklaroi se më nuk do të ketë luftë falë armës bërthamore, e cila e garanton sigurinë dhe ardhmërinë e vendit edhe krahas presionit jo të zvogëluar të jashtëm dhe kërcënimeve për luftë, publikuan sot mediat verikoreane.
Kim këtë e deklaroi në shënimin e djeshëm të 67-vjetorit nga përfundimi i Luftës koreane, e cila ka zgjatur prej vitit 1950 deri vitin 1953. Në vitin 1953 është arritur armëpushim mes Koresë së Veriut dhe asaj së Jugut, por marrëveshja paqësore ende nuk u nënshkrua, për të cilin shkak dy shtetet teknikisht ende janë në luftë.
Ai shtoi se Koreja e Veriut ka zhvilluar armë bërthamore që të ketë “fuqi absolute”, me qëllim që të pengojë përleshje të sërishme të armatosur.
“Tani jemi të aftë të mbrohemi nga çdo lloj i presionit me intensitet të lartë dhe kërcënimeve për luftë nga imperialistët dhe fuqitë armiqësore. Falë fuqisë sonë të sigurt dhe efikase vetëmbrojtëse bërthamore, më nuk do të ketë luftë dhe siguria dhe ardhmëria e vendit tonë janë të fuqishme, për çdoherë të garantuar”, tha Kim Jong.
Ai dje i vizitoi varrezat kombëtare dhe oficerëve ushtarakë u dhuroi pistoleta komemorative “Paekustan”, të quajtura sipas malit të shenjtë në Korenë e Veriut, me rastin e 67-vjetorit nga përfundimi i Luftës koreane.