Kina regjistroi 101 raste të reja me COVID-19, rritja më e madhe ditore që nga fillimi i muajit prill.
Raportohet se 98 prej rasteve u transmetuan brenda vendit, përfshirë 89 raste të tjera të cilat u konfirmuan në rajonin e Xinjiang.
Kina regjistroi gjithashtu edhe 27 raste asimptomatike, të cilat nuk përfshihen në të dhënat zyrtare. Kjo është hera e parë që vendi raportoi më shumë se 100 të prekur në një ditë të vetme, që nga data 12 prill, transmeton BW raportimet.