Koreja e Veriut ka testuar një armë të re bërthamore, e para herë që bëhet një test i tillë pas bisedimeve midis Donald Trump dhe Kim Jong-un të cilat përfunduan pa marrëveshje.
Media shtetërore dha disa detaje, por analistët thonë se kjo nuk ka të ngjarë të jetë një kthim në testet e raketave me rreze të gjatë të parë si një kërcënim për SHBA-në.
Një test i ngjashëm nëntorin e kaluar shihej si një përpjekje për të ushtruar presion ndaj SHBA-së.
Ka pasur pak përparim në bisedimet bërthamore që nga samiti i fundit.
Në shkurt, Donald Trump dhe Kim Jong-un u takuan në kryeqytetin vietnamez të Hanoi për të diskutuar denuklearizimin, por diskutimet u ndërprenë dhe të dy liderët u larguan papritmas.
Javën e kaluar, Kim tha se Trump duhet të kishte “qëndrimin e duhur” për të vazhduar bisedimet.