Aston Villa është e gatshme t’i ofrojë 36.5 milionë euro për ta transferuar sulmuesin e Werder Bremenit, Milot Rashica, ka njoftuar të mërkurën “Sky Sports”.
Por anglezët duhet ta fitojnë garën me shumë skuadra të mëdha evropiane, që gjithashtu janë të interesuara për sulmuesin e Kosovës. Edhe drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann, ka konfirmuar më herët se për Rashicën ka shumë skuadra të interesuara.
24-vjeçari nga Vushtrria me skuadrën elitare të Gjermanisë ka kontratë deri në qershor të vitit 2022. Në edicionin që përfundoi javë më parë, sulmuesi i krahut shënoi 11 gola dhe bëri tetë asistime në 34 ndeshje.