Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, është shprehur se ditën e nesërme opozita e bashkuar do të dalë me një qëndrim zyrtar për vijimin e punës në Këshillin Politik, mbi hapjen 100% të listave zgjedhore.
Në lidhje me ndryshimet kushtetuese për koalicionet parazgjedhore, Bardhi shkruan se nenet e marrëveshjes së 5 qershorit për koalicionet, janë të paprekshme për opozitën.
Nesër qëndrimi zyrtar i PD dhe Opozitës së Bashkuar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100 % të listave të kandidatëve.

Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme!”-shkruan sekretari i përgjithshëm i PD-së Bardhi.

Kujtojmë se disa orë më parë selinë blu e vizituan ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së Yuri Kim e Luigi Soreca. Këta të fundit zhvilluan një takim me liderin e opozitës Basha. Kujtojmë se këtë të enjte pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në parlament, Basha tha se nuk do t’i pranonte këto ndryshime të kryera nga ana e Ramës./Express