Edhe pse s’ka të drejtë të paraqitet kundër Napolit, Serhio Buskets i Barcelonës është shprehur optimist se kolegët e skuadrës janë të përgatitur për këtë ndeshje.
“Ndihemi mirë dhe duam të japim 100%, të shënojmë gola dhe të jemi më kërkues. Çdo gjë që flasim në dhomat e zhveshjes bëhet për t’u përmirësuar. Javët e fundit kanë qenë të mira dhe na kanë lejuar që të stërvitemi më mirë dhe të kemi plan më të mirë taktike. Gjiithsesi, Napoli ka trajner të mirë dhe nuk do ta bëjnë të lehtë për ne”, tha mes tjerash Buskets.
Barcelona barazoi 1:1 në ‘San Paolo’, kurse në ‘Camp Nou’ synojnë të prejnë biletën për fazën tjetër.