Svetlana Tikhanovskaya më përpara do të skuqte kotëleta sesa të kandidonte për presidente të Bjellorusisë. Të paktën kjo është ajo çka nëna amvise i tha duke qeshur një grumbulli mbështetësish në një tubim kampanje së fundi.
Por ajo iu tha atyre se kjo ofertë zgjedhore për ta sfiduar kapjen 26-vjeçare të shtetit nga Alexander Lukashenko ishte “mision” që s’mund ta refuzonte.
Politikania e papërvojë iu fut garës për presidente kur burri i saj u arrestua dhe u bllokua nga regjistrimi. Një rival serioz i dytë i Lukashenkos u burgos dhe një tjetër ka braktisur vendin.
Kështu që, Tikhanovskaya, 37-vjeçare, së cilës iu desh t’i dërgonte fëmijët e saj jashtë vendit që të jenë më të sigurt, është fytyrë befasuese për ndryshim në Bjellorusi. Bashkë kundër Lukashenkos Ajo i bashkoi forcat me Veronika Tsepkalo, gruaja e një të përfoluri për kandidat dhe me Maria Kolesnikova, menaxherja e kampanjës. Dhe të tri gratë kanë thyer rekorde sa i përket numrit të turmave në tubime në tërë vendin.