Kandidati i përbashkët i koalicionit qeverisës Stevo Pendarovski ka pësuar humbje nga Blerim Reka në komunat me shumicë shqiptare ndërsa ka humbur edhe nga Gordna Siljanovska në pjesën më të madhe të komunave me shumicë maqedonase. Pendarovski ka arritur të korr fitore vetëm në komunat e përziera.
Kështu së paku thonë analizat e Robert Nesimit sipas të cilit në rrethin e dytë do të jetë e pamundur që të kontrollohen votat që në rrethin e parë kishin destinancion Blerim Rekën.
“Nëse i analizojmë komunat e pastra shqiptare del se Blerim Reka ka fituar ndaj Stevo Pendarovskit me rezultat përafërsisht 2 me 1, kështu që nëse Blerim Reka ma marrë 80 mijë vota nga shqiptarët Stevo Pendarovsk ka marrë diku te 40 mijë. Nëse i heqim këto 40 mijë vota shqiptare del se te zonat Maqedonase fituese e pastër është Gordana Siljanovska ndërsa në zonat e përziera duke marrë parasysh se një pjesë e shqiptarëve megjithatë kanë votuar Stevon, ky i fundit është në përparësi ndaj Siljanovskës. Nuk mendoj se do të mund të kontrollohen këta votues këta do të veprojnë kokë në vete dhe mendoj se pjesa më e madhe as nuk do të dalin në zgjedhje”, tha Nesimi, Analsit
Nesimi thotë se votuesit shqiptarë me përkrahjen masive të Rekës, e deligjitimuan koncepin e konsesualitetit të promovuar nga BDI në këtë fushatë. Sipas tij, në avantazh politik nga këto zgjedhje, janë të gjithë partitë opozitare.
Nga ana tjetër Aleksandër Kërzhallovski thotë se zgjedhjet presidenciale krahasuar me zgjedhjet lokale por edhe referendumin, tregojnë rënie drastike të besimit të popullit në qeverinë aktuale. Sipas tij, përkrahja e dobët e shqiptarëve ndaj Pendarovskit ka ardhur si pasojë “Bojkotit të heshtur” të BDI-së. Kërzhallovski thotë se BDI-do të bëj çmos që në rrethin e dytë të siguroj vota për Pendarovskin në shumë se që kishte Reka në rrethin e parë.