Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me kancelaren Merkel

albnews
By
1 Min Read

Presidenti Erdoğan ka thënë se favorizojnë zgjidhjen e problemeve në Mesdheun Lindor në bazë të drejtësisë dhe dialogut brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Zyra për komunikim e Presidencës thuhet se në bisedë u diskutuan çështjet rajonale kryesisht për zhvillimet në Mesdheun Lindor.

Presidenti Erdoğan ka thënë se favorizojnë zgjidhjen e problemeve në Mesdheun Lindor në bazë të drejtësisë dhe dialogut brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar.

Gjithashtu në bisedë u vlerësuan edhe hapat për zhvillimin e marrëdhënieve Turqi-Gjermani.

Share This Article