Në Britani temperaturat kanë kapur 34 gradë dhe njëjtë ka qëndruar për të gjashtën ditë radhazi. Ky është një fenomen që ndodh për herë të parë pas 60 vitesh dhe pritet të rriten deri të premten.
Në Londrën qendrore temepraturat arritën 34.6 gradë, për herë të parë të paktën që nga vitit 1961 ku pati mot të nxehtë për 6 ditë.
Pavarësisht valës së nxehtë, në disa pjesë të tjera të vendit ka paralajëmrim të verdhë për stuhi, në Angli, Uells dhe disa zona në Skoci. Pritet që të ketë përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa banorët janë këshilluar të tregojnë kujdes me makinat dhe të qëndrojnë në shtëpi.
Kinross, Lothians dhe Forth Valley ishin ndër më të prekurat nga moti i stuhishëm. Shërbimi Zjarrfikës raportoi mbrëmë përmbytje në zonën e Perthshire duke prekur shtëpitë përreth.