Pika kufitare e Kakavijës do të qëndrojë e hapur përtej orarit të punës.
Njoftimi është bërë i ditur pak më parë nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Përmes një postimi në Facebook, Xhaçka shkruan:
“Pas komunikimit me autoritetet greke dhe gatishmërisë së tyre për të dërguar ekipe mjekësore shtesë, pika e kalimit kufitar në Kakavijë do të qëndrojë e hapur përtej orarit të punës për të bërë të mundur përfundimin e procedurave për 1000 udhëtarët e fundit. Duke nisur nga nesër në mëngjes, kalimi në Kakavijë do te kryhet përmes regjimit të ri të masave me kuotat e reja, aplikimin dhe testin negativ të Covid-19.”