Mijëra protestues u mblodhën dje në Madrid për të shpallur koronavirusin një “mashtrim”.
Disidentët e zemëruar u mblodhën pas shpalljes së rregullave të reja që bëjnë të detyrueshme mbajtjen e maskës, ndërsa autoritetet i quanin ata “pa tru” dhe u zotuan të merrnin masa të ashpra.
Rreth 3000 protestues u mblodhën në sheshin qendror Colón të kryeqytetit, me pankarta ku shkruhej “Virusi nuk ekziston”, “Maskat vrasin” apo “Ne nuk kemi frikë”.
Pilar Martin, grua shtëpiake 58-vjeçare tha se kishte udhëtuar 200 milje për të marrë pjesë në protestë: “Ata po na detyrojnë të veshim maska, ata duan vetëm që ne të qëndrojmë të mbyllur në shtëpi. Është e qartë që po na gënjejnë me bisedat e epidemisë, gjithçka është një gënjeshtër”.
Marshimi erdhi dy ditë pasi qeveria spanjolle bëri të detyrueshëm përdorimin e maskës në ambjente publike, ndërsa janë ndaluar klubet e natës dhe duhanpirja në publik.
Një nga protestuesit shihej që tymoste cigare ndërsa maskën e mbante mbi sytë.
José Manuel Franco, përfaqësuesi i qeverisë në Madrid, tha për mediat: “Gjithmonë do të ketë njerëz pa tru, siç janë në këtë rast keta pak njerëz që nuk duan të zbatojnë ligjet për të mirën publike. Dua të njoftoj se ata do të dënohen me të gjithë forcën e ligjit”.