Spanja raporton për rritjen e rasteve me 295 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Aktualisht në spitale atje janë të shtruar mbi 124 mijë pacientë të prekur nga ky virus.
Sipas BBC-së, virusi po përhapet më shpejt se në çdo vend fqinj të këtij shteti. Franca ka raportuar gjithashtu një rritje të numrit të rasteve, ndërsa Gjermania dhe Italia kanë regjistruar numrin e tyre më të lartë të të infektuarve që nga fundi i prillit ose majit.
Spanja regjistron 100 deri 150 raste në ditë dhe ky numër është rritur në më shumë se 3,000 deri tani që nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme të 21 qershorit.