Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka takuar të mbijetuaren e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman.
Përmes një fotografie të postuar në Twitter, Çitaku ka shkruar se ka takuar heroinën tonë.
Vasfije Krasniqi- Goodman është e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë. Krasniqi është gruaja e parë që ka folur hapur për çështjen më të ndjeshme gjatë luftës, dhunën seksuale. Në Kosovë kjo temë ka qenë tabu dhe rastet e tilla nuk janë raportuar fare ose shumë pak.
Dhunimet seksuale të kryera gjatë luftës se fundit në Kosovë, nga formacionet ushtarake dhe paramilitare serbe ende nuk janë gjykuar e as dënuar.
Vasfije Krasniqi-Goodman pritet të flasë nesër më 30 prill para kongresit amerikan. Ajo ka pranuar ftesën nga kongresisti dhe miku i Kosovës Eliot Engel për të rrëfyer të gjitha përjetimet që ka pasur gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë.