Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së enjte në New York.
Si pasojë kanë humbur jetën një çift shqiptar. Aksidenti ka ndodhur në Urën “George Washington” ku një makinë Honda SRV u përplas me një Chevrolet Corvette, në pjesën e ulët të urës.
Sipas autoriteteve vendase në makinën tip Honda udhëtonin dy shqiptarët nga Malësia, Frluckaj, 52 vjeç dhe bashkëshortja e Bisere Frluckaj, 47 vjeçe.
Gruaja humbi jetën në vend ndërsa bashkëshorti pasi mbërriti në spital. Shoferi i automjetit tjetër pësoi vetëm disa lëndime të vogla dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Departamenti i Policisë së Autoritetit Portual është duke hetuar arsyen dhe shkaqet e aksidentit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook një e afërme e çiftit ka shprehur trishtimin që ajo dhe familja e tyre janë duke kaluar pas këtij lajmi tragjik./Ora News/

