Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nëpër rrënojat e një ndërtese në Bejrut pasi aparaturat e tyre detektuan një tingull që i ngjan rrahjeve të zemrës.
Ky sinjal, ngjalli shpresë mes ekipeve të shpëtimit të cilët nisën menjëherë një punë intensive.
Sinjali pulsues u zbulua të enjten nga poshtë rrënojave të një ndërtese që u shemb gjatë shpërthimit të tmerrshëm në port.
Një ekip shpëtimi nga Kili po punon në ndërtesën e shembur pas raporteve e pakonfirmuara se dikush mund të jetë gjallë nën rrënoja edhe pse ka kaluar 1 muaj.
“Këto shenja të frymëmarrjes dhe pulsit, si dhe sensori që regjistroi temperaturën, tregojnë se ekziston mundësia e jetës nën rrënoja,” tha shpëtimtari Eddy Bitar.