Analisti grek: Të jemi realist, jemi të humbur

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Giorgos Papachristos, i të përditshmes greke ‘Ta Nea’, argumentoi se rendja drejt Bashkimit Evropian sa herë që vendi ka një problem nuk është një zgjidhje.

Konflikti i Greqisë me Turqinë është një çështje që duket se nuk do të zgjidhet për një kohë të gjatë pasi pala turke është e vendosur për të mos hequr dorë nga kërkimet për naftë dhe gaz në Mesdheun Lindor. Së fundmi analistët grekë kanë paralajmëruar se qëndrimi i Athinës është mjaft problematik, në kulmin e tensioneve të vazhdueshme.

Ata thonë se Greqia mund ta humbasë luftën me Turqinë, duke shtuar se Europa është e “lodhur nga Athina”, ndërsa paralajmërojnë se interesat franceze në rajon mund të mos përputhen plotësisht me ato të Athinës. Giorgos Papachristos, i të përditshmes greke ‘Ta Nea’, argumentoi se rendja drejt Bashkimit Evropian sa herë që vendi ka një problem nuk është një zgjidhje.

“Ata janë të lodhur nga ne. Ne gjithmonë e kemi bindur veten se kemi të drejtë dhe Turqia e ka gabim, por duhet të jemi realistë.”- ka thënë Giorgos Papachristos.

Papachristos theksoi se Greqia ka dy mundësi. E para, një luftë afatshkurtër me Turqinë, në të cilën Turqia do të merrte ishullin e vogël të Kastellorizos. Opsioni i dytë sipas Papachristos është dialogu, nga i cili Greqia gjithashtu rrezikon “humbje të rëndë politike”.

Burimi: stagonnews

Share This Article