Balla: PS, forca e vetme politike që ndërton shtet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Shumica e shqiptarëve na beson ne si forca e vetme politike që ndërton shtet dhe garanton plotësimin e aspiratës për integrim europian”, deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Në kuadër të takimeve organizative dhe parapërgatitore për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla mori pjesë në Asamblenë Socialiste të Elbasanit.

“Dobësia e thellë e kundërshtarit dhe pabesueshmëria e tyre publike, nuk duhet të na vetëkënaqë duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin dhe përmirësimin e strukturës së partisë sonë”, u shpreh Balla në takim me socialistët e Elbasanit.

Ai theksoi se “ne s’mund të jemi të vetëkënaqur se një pjesë e shqiptarëve na shohin si e keqja më e vogël, por shumica e shqiptarëve na beson ne si forca e vetme politike që ndërton shtet dhe garanton plotësimin e aspiratës për integrim europian”.

“Qasja jonë në qeverisje ka gjithmonë në themel shpirtin e protestës ndaj problemeve me të cilat përballen realisht shqiptarja e shqiptari i thjeshtë çdo ditë, në çdo zyrë shteti, në çdo bashki, në çdo shërbim publik etj”, tha ai./ATSH/

Share This Article